Aktivitete
Home > Aktivitete > Të tjera
ABI Premier – Banka Amerikane e Investimeve inaguron degën më të re për klientët VIP
ABI Premier – Banka Amerikane e Investimeve inaguron degën më të re për klientët VIP
Ditën e martë dt. 18 Tetor 2016, Banka Amerikane e Investimeve organizoi inaugurimin e Degës ABI Premier në Tiranë, e cila përfaqëson një linjë të personalizuar për klientët VIP të bankës. Ambientet e këndshme dhe moderne janë në zemër të zonës së ish-Bllokut në Tiranë.
Këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrjen e tyre Z. Mark Crawford, Kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të ABI Bank, Z. Jeffrey Bowan, Këshilltar për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën Amerikane, klientë dhe punonjës të Bankës Amerikane të Investimeve.
Gjatë inaugurimit Z. Mark Crawford u shpreh: “Jam shumë i gëzuar për suksesin e Bankës Amerikane të Investimeve veçanërisht në prezencën e re që ka sjelle në tregun bankar shqiptar si investim dhe mënyrë amerikane e bërjes së biznesit. Shqipëria ka më shumë mundësi për biznes me Amerikën dhe rritja e shpejtë dhe e suksesshme e Bankës Amerikane në një kohë të shkurtër vërteton mundësitë e zgjerimit të biznesit midis dy vendeve.”
Z. Andi Ballta, (CEO) Drejtor Ekzekutiv i Bankës Amerikane të Investimeve gjatë fjalës së tij hapëse në ceremoni theksoi se ky rinovim, i cili vjen në 1 vjetorin e hyrjes së Bankës Amerikane të Investimeve në tregun shqiptar, është në vazhdim të procesit të rritjes dhe konsolidimit të mëtejshëm të bankes.
“ABI Premier sjell frymen e shërbimit “boutique” ndaj klienteve të bankës në një stad të ri dhe të natyrshëm të rritjes së prezencës së bankës në tregun Shqiptar. Një vit më parë të gjithë ne ndërmorëm një mision për transformimin e bankës në një institucion fitimprurës, të sigurtë, të njohur për klientët, dhe një aktor domethënës në tregun bankar shqiptar. Në 30 Shtator 2016 totali i aktivëve të bankës ishte Euro 255 milion, një rritje rekord prej 43% krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu në krahasim me vitin 2015, ABI vazhdon të ketë rritje rekord në kapitalin e bankës, mjaftueshmërine e kapitalit, fitimin dhe fitueshmërinë. Përveç ndryshimeve sasiore, ne jemi veçanërisht krenarë për ndryshimet e thella cilësore të bankës gjatë kësaj periudhe. Përmirësime të ndjeshme teknologjike, strukturore dhe logjistike, dhe në kulturën e përgjithshme të çdo punonjësi. Kultura e bankës është më e hapur, më e drejtëpërdrejtë, më e drejtë, më konkurruese (brenda dhe jashtë bankës), dhe më gjithpërfshirëse. Banka Amerikane e Investimeve sot eshte një nga 10 bankat më të mëdha të sistemit bankar në Shqipëri”.
Modeli i ABI Premier është realizuar mbi bazën e standardeve më bashkëkohore, dhe reflekton ekspertizën amerikane të njohur botërisht.
Në fokus është vënë cilësia e pritjes dhe shërbimit te klientëve VIP. Në Bankën Amerikane të Investimeve në rradhë të parë ata do të ndihen komodë dhe të privilegjuar.
ABI Bank zotërohet nga NCH Capital, një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë me qendër në New York dhe me mbi 3 miliardë dollarë nën administrim.