Aktivitete
Home > Aktivitete > Të tjera
ABI Bank dhe Dhoma Amerikane festojnë 4 Korrikun
Për të dytin vit radhazi, Banka Amerikane e Investimeve ishte partneri kryesor i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë në organizimin e ceremonisë festive me rastin e Festës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Pas fjalimeve hyrëse, Ambasadori i SHBA në Shqipëri Z. Donald Lu hapi zyrtarisht festën me traditën e prerjes së tortës së bashku me përfaqësuesit e ABI Bank dhe me drejtuesit e Dhomës Amerikane.
Festimeve karakteristike iu bashkua dhe stafi i ABI Bank, i cili shijoi atmosferën nën ritmet e muzikës dhe dekorit trikolor të flamurit amerikan.