Aktivitete
Home > Aktivitete > Të tjera
Hapet sezoni veror në Sarandë
Bashkia Sarandë në 3 Maj, ҫeli zyrtarisht sezonin veror i cili përkoi me ardhjen e 3,000 turistëve të huaj, kryesisht amerikanë, të cilët po vizitonin brigjet e Jonit. Sllogani i këtij viti është “Saranda ka vend për të gjithë!”. Aktiviteti u shoqërua me këngë, valle e gatime tradicionale.
Te gjithë kompanitë të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë qytet por jo vetëm, dolën për të promovuar aktivitetin e tyre dhe për të informuar individët e shumtë pjesëmarrës.
ABI Bank ishte gjithashtu pjesë në aktivitet si partner i përhershëm i Bashkisë Sarandë.