Aktivitete
Home > Aktivitete > Të tjera
ABI Bank ofron praktika mësimore për studentët e Fakultetit të Ekonomisë
Banka Amerikane e Investimeve nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë, duke i dhënë rrugë kështu një ndërveprimi të dobishëm e të ndërsjelltë.
ABI Bank, ofron mundësi për programe internship-i/praktika mësimore për studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u organizua pranë ambienteve të Fakultetit Ekonomik.
Marrëveshja mes dy institucioneve u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve z. Andi Ballta dhe Dekani i Fakultetit të Ekonomisë z.Dhori Kule.
Jemi të sigurtë në suksesin e këtij bashkëpunimi!