Aktivitete

Home > Aktivitete > Sport

ABI Bank në "Maratona e Tiranës 2018"

7 Tetor  u organizua ½ Maratona e Tiranës 2018, eventi sportiv më i madh në Tiranë i cili mblodhi mijëra njerëz nga Tirana, rrethe të tjera të Shqipërisë dhe pjesëmarrës nga vende të tjera jashtë Shqipërisë.

Banka Amerikane e Investimeve u përfaqësua në Maratonë nga një ekip i përbërë nga punonjës të njësive të ndryshme të saj, të cilët u përkrahën dhe nga prezenca e lartë e kolegëve të tjerë të Bankës gjatë zhvillimit të garës.

Mbështetja dhe përqafimi i këtij aktiviteti në mënyrë masive nga punonjësit Bankës, shënjoi dhe njëherë fokusin dhe investimin në sport dhe në jetën e shëndetshme që ABI Bank ndjek në politikën e saj të përgjegjësisë sociale.

Presim me padurim të vrapojmë sërish bashkë, në edicionin e katërt!

X