Aktivitete
Home > Aktivitete > Të tjera
ABI Bank dhe Dhoma Amerikane Festojnë 4 Korrikun
Kanë qenë të shumta festimet për festën e pavarësisë. Festa e Pavarësisë Amerikane është festuar dhe nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. ABI ishte aty si partneri kryesor në organizimin e ceremonisë festive me rastin e festës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Fjalë përshendetëse në këto festime u mbajtën nga Presidenti i Dhomës dhe njëkohësisht anëtar i Bordit të ABI Bank, Z. Mark Crawford dhe Ambasadori Donald Lu. Pas fjalimeve hyrëse, ambasadori i SHBA në Shqipëri Z. Donald Lu hapi zyrtarisht festën me traditën e prerjes së tortës së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të ABI Bank, Z. Andi Ballta dhe drejtuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Festimeve iu bashkua edhe stafi i ABI Bank dhe NBG Albania, i cili shijoi atmosferën dhe aktivitetet e shumta.
Banka Amerikane e Investimeve është Sponsor Platinum i Dhomës Amerikane të Tregtisë për të katërtin vit radhazi .