Aktivitete

Home > Aktivitete > Të tjera

ABI Bank në "Innovation Festival"

Ka përfunduar  “Festivali i Inovacionit 2018 për Rajonin e Ballkanit”, i cili u zhvillua nga datat 18 – 20 Shtator në ambientet e Hotel International Tirana.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ku Banka Amerikane e Investimeve ishte partnere solli për herë të parë në Tiranë Fesivalin e Inovacionit, i cili në këto tre ditë priti mbi 400 pjesëmarrës të sektorëve të ndryshëm si Turizëm dhe Start-ups, Telekomunikacion dhe Sigurime për tu finalizuar me Sektorin Financiar.

 

Në ditën e dedikuar Sektorit Financiar, Z. Igli Sulaj, këshilltar pranë CEOs mbajti një fjalim për të prezantuar zhvillimet teknologjike me të cilat Banka Amerikane e Investimeve po përballet për të siguruar klientëve të bankës cilësinë më të mirë dhe të shpejtë të shërbimeve bankare. Gjatë të treja ditëve përfaqësues të Divizionit të Kredidhënies ishin prezent për takime B2B.

Banka Amerikane e Investimeve, gjithmonë mbështetëse e zhvillimeve teknologjike dhe risive, ishte partnere dhe bashkëorganizatore e Festivalit të Inovacionit. 

   

X