Aktivitete
Home > Aktivitete > Përgjegjësia sociale e korporatës
Punonjësit e ABI Bank dhurojnë lodra për fëmijët në nevojë
Banka Amerikane e Investimeve dhe stafi i saj tregoi dhe njëherë që janë vlerat ato që na drejtojnë. Me rastin e 1 Qershorit, punonjësit e Bankës iu bashkuan nismës vullnetare për blerjen e lodrave të reja për fëmijët e familjeve në nevojë. Gatishmëria e tyre për të dhuruar dhe për t’u kujdesur që dhurata të ishte brenda pritshmërive, ishte mbresëlënëse.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Kryqit të Kuq në Tiranë u bë i mundur dhe organizimi i një aktiviteti argëtues për këta fëmijë, të cilët ditën e 1 Qershorit patën mundësi të festojnë dhe të marrin dhurata si çdo bashkëmoshatar i tyre.