Aktivitete

Home > Aktivitete > Përgjegjësia sociale e korporatës

ABI Bank mbështet fushatën kundër kancerit të gjirit

2018 Bashkë kundër kancerit të gjirit

Këtë vit mbushen 10 vjet nga fushata e parë kundër kancerit të gjirit, fushatë ndërgjegjësuese e inciuar dhe organizuar nga shoqata YWCA. Këtë vit ambasadore e kauzës kundër kancerit të gjirit është sopranoja e famshme Znj. Ermonela Jaho.
Banka Amerikane e Investimeve është një ndër mbështetësit e kësaj fushate së bashku me Ambasadën Amerikane, partnere e përhershme e shoqatës YWCA.
Llogaria për derdhjen e kontributeve vullnetare ndodhet pranë Bankës Amerikane të Investimeve, ku jeni të ftuar të bëni dhe ju dhurimin tuaj. 

20 Mars 2018 - Organizata YWCA në Shqipëri zhvilloi në Muzeun Historik një veprimtari kundër kancerit të gjirit në kuadër të dhjetë vjetorit të kësaj organizate me ambasadore Znj. Ermonela Jaho. Prezent në takim ishte Ministrja e Shëndetësisë dhe Punëve Sociale, Znj. Ogerta Manastirliu, Ambasadori Amerikan Donald Lu, Ambasadori Austriak dhe përfaqësues nga organizata të ndryshme ndërkombëtare apo shoqëri civile. Në takim folësit përmendën vështirësitë dhe diskriminimin, që ndeshin gratë me kancer gjiri në Shqipëri. Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, u angazhua që SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e shoqërisë shqiptare kundër kësaj sëmundje.

ABI Bank u përfaqësua në këtë aktivitet nga Drejtorja e Kredive, Znj.Anila Daci dhe Drejtori i Retail, Z. Emis Cerava. Shoqata ka hapur një numër llogarie pranë ABI Bank për të mbledhur donacione për këtë fushatë.

X