Aktivitete

Home > Aktivitete > Përgjegjësia sociale e korporatës

ABI Bank në 'Dashuria është gjithcka"

Ditën e enjte dt. 17 Maj, në ambientet e Hotel Plaza u organizua mbrëmja gala e përvitshme “Love is All” e organizuar nga aktivistët e komunitetit LGBT në Tiranë. Në darkën gala ishin prezentë përfaqësues te Kabinetit Qeveritar, Ambasadori Amerikan Donald Lu, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin  dhe përfaqësues te tjerë te trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare.

Në kuadër të luftës kundër diskriminimit, Banka Amerikane e Investimeve mbështeti për të tretin vit këtë aktivitet bamirësie, misioni i të cilit ishte sigurimi i fondeve për vazhdimësinë e akomodimit, ushqimit, mbështetjes psikosociale, aftësimit për jetën, edukimin dhe punësimin për të rinjtë LGBT, të cilët janë viktima të abuzimit dhe diskriminimit dhe jetojnë pranë Qendrës “Streha”.

X