Aktivitete
Home > Aktivitete > Përgjegjësia sociale e korporatës
Dreka e Festave për Fëmijët e Martirëve të Policisë
Në datë 21 Dhjetor, te Stela Resort u organizua dreka për fëmijët dhe familjet e Martirëve të Policisë së Shtetit. Të pranishëm ishin Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit. Në aktivitet ishin prezent 48 fëmijë dhe familjarë nga 226 familje për të cilët u shpërndanë ndihma.
Me mbështetjen e saj Banka Amerikane e Investimeve tregoi sërish vullnetin për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit në vend.