Aktivitete

Home > Aktivitete > Të tjera

ABI Bank në Albanian Cyber Academy

8 – 11 korrik u zhvillua me sukses sesioni i tretë i Albanian Cyber Academy, i cili zgjati 4 ditë për studentët më të mirë të fushës dhe në 12 korrik për herë të parë u zhvillua trajnimi për rritje kapacitetesh të CSIRT-eve sektoriale nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetik.

 

Eventet synojnë rritjen e kapaciteteve dhe thellimin e njohurive në fushën e sigurisë kibernetike, për studentët e nivelit master por gjithashtu dhe në trajtimin e kërcënimeve dhe risive në fushën e Sigurisë Kibernetike, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë deri në nivel kombëtar.

ABI Bank ishte pjesë e këtyre eventeve duke treguar mbështetjen dhe vëmendjen që tregon në aktivitete apo trajnime objektivi i të cilave është rritja e njohurive profesionale.

X