Aktivitete

Home > Aktivitete > Të tjera

Java e Parasë – Konkursi “Videoja më e mirë”

Me rastin e Javës së Parasë, Banka  e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave organizoi konkursin “Videoja më e mirë”. Ceremonia e ndarjes së cmimeve të konkurseve së Javës së Parasë, u bë në dt. 25 mars, në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Banka Amerikane e Investimeve ka mbështetur aktivitetin për të dytin vit radhazi duke ofruar cmimet për tre vendet e para të fituara nga nxënësit e shkollave të mesme të cilët kanë konkurruar me videot e krijuara prej tyre, duke përcjellë me origjinalitet temën “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetra!”.

Përzgjedhja e videove fituese, u bazua në gjykimin e jurisë së përbërë nga përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Shoqatës Shqipare të Bankave dhe Bankës Amerikane të Investimeve.

Videot fituese të konkursit u shpallen ato të realizuara nga nxënësit:

Çmimi i parë: Angela Bajrami, gjimnazi “Qëllimi i Jetës”

Çmimi i dytë: Jurgen Caka dhe Skerdi Gecaj, gjimnazi “Partizani”

Çmimi i tretë: Damian Paluca, gjimnazi “Ismail Qemali” dhe Klajdi Shehaj, gjimnazi “Andon Zako Cajupi”

 

X