Aktivitete
Home > Aktivitete > Të tjera
ABI Bank mirëpret gjimnazistët e shkollës “Petro Nini Luarasi”
Banka Amerikane e Investimeve në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme që promovojnë edukimin financiar të brezit të ri, mirëpriti sot në ambientet e degëve të saj në kryeqytet nxënës të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi“. Gjatë vizitave në degë, përfaqësuesit e Bankës biseduan me të rinjtë dhe i njohën ata me rolin e bankave në shoqëri dhe me mënyrat më të mira për të krijuar një marrëdhënie të shëndoshë me paranë.
Aktivitetet e organizuara janë pjesë e një iniciativë ndërgjegjësuese, qëllimi i së cilës është t’i prezantojë nxënësit më hollësisht me konceptin e parasë dhe të kursimit nëpërmjet aktiviteteve interaktive. Ne besojmë se kjo është një mundësi shumë e mirë për të kuptuar mënyrën si funksionon banka dhe rolin që ajo ka në jetën e përditshme të çdokujt. ABI Bank është një institucion i cili beson se edukimi financiar i brezit të ri është një themel për të patur një shoqëri të informuar mbi ekonominë dhe përbën bazën për një vendimarrje të matur.
Edukimi financiar është një ndër kollonat e politikës se përgjegjësisë sociale të bankës e cila drejtohet nga vetë slogani i saj “Investo në Optimizëm”.