Aktivitete
Home > Aktivitete > Të tjera
ABI Bank mbështet Konkursin "Videoja më e mirë" me rastin e Javës së Parasë
Me rastin e Javës së Parasë, 12 – 18 Mars 2018, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave organizoi konkursin “Videoja më e mirë”. Ceremonia e hapjes së Javës së Parasë, u bë ditën e hënë 12 mars, ora 10:30, në ambientet e Bankës së Shqipërisë.
Banka Amerikane e Investimeve ka mbështetur aktivitetin duke ofruar cmimet për tre vendet e para të fituara nga nxënësit e shkollave të mesme të cilët kanë konkurruar me videot e krijuara prej tyre, duke përcjellë me origjinalitet temën “Paraja: Ҫ’të mbjellësh do të korrësh!”. Përzgjedhja e videove fituese, u bazua në gjykimin e jurisë së përbërë nga përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Shoqatës Shqipare të Bankave dhe Bankës Amerikane të Investimeve.
Videot fituese të konkursit u shpallen ato të realizuara nga nxënësit: Çmimi i parë: Alfredo Shabani, gjimnazi “Eqrem Çabej” Çmimi i dytë: Alkea Anastasi, gjimnazi “Sami Frashëri” Çmimi i tretë: Claudia Imami, Liceu Artistik "Jordan Misja".