Aktivitete

Home > Aktivitete > Përgjegjësia sociale e korporatës

Vullnetarët e ABI Bank prezent në fushatën e pastrimit të Farkës

ABI Bank, në vijim të mbështetjes së nismave që promovojnë vullnetarizimin dhe mbrojtjen e natyrës, përkrahu inicitiaven e Bashkisë së Tiranës për pastrimin e ambientit në Komunën Farkë. Ky aksion qytetar u organizua ditën e diel, dt. 26 Mars, ku punonjësit e ABI Bank iu bashkuan vullnetarëve nga institucione të ndryshme dhe shkollave të kryeqytetit në pastrimin e mbeturinave.

Stafi i Bankës Amerikane të Investimeve mori mirënjohje për përkrahjen e kësaj iniciative edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, i cili ishte prezent gjatë procesit të pastrimit.

Në ABI Bank besojmë se kontributi i përbashkët në mirëmbajtjen e ambientit është shumë i rëndësishëm, dhe duhet të jetë permanent nga të gjithë qytetarët.

 

X