Aktivitete

Home > Aktivitete > Sport

ABI Bank mbështet Maratonën e Tiranës 2017

Banka Amerikane e Investimeve iu bashkua nismës së Bashkisë të Tiranës duke qenë një nga mbështetësit kryesorë të Maratonës së Tiranës 2017. Maratona ishte aktiviteti me përmasa më të mëdha sportive në kryeqytet, e cila u organizua në Tiranë në datën 15 Tetor 2017.

Ky aktivitet masiv bëri bashkë të gjitha moshat, profesionet, bizneset, figurat publike dhe sportistë profesionistë, me qëllimin e vetëm të vendosjes së sportit dhe shpirtit të garës në qendër të vëmendjes.

Banka Amerikane e Investimeve u përfaqësua në garën e Maratonës nga një ekip i përbërë nga punonjës të njësive të ndryshme të saj, të cilët u përkrahën dhe nga prezenca e lartë e kolegëve të tjerë të Bankës gjatë zhvillimit të garës.

Z. Mark Crawford, Anëtar i Bordit të Bankës Amerikane të Investimeve, dorëzoi dhe kupën për fituesin e çmimit të parë në kategorinë “Meshkuj 10 km”.

Mbështetja ndaj këtij aktiviteti dhe përqafimi i këtij aktiviteti në mënyrë masive nga stafi i Bankës, shënjoi dhe njëherë fokusin dhe investimin në sport dhe në jetën e shëndetshme që ABI Bank ndjek në politikën e saj të përgjegjësisë sociale.

   

X