Kushtet e përdorimit

Home > Kushtet e përdorimit > Fatca

FATCA

FATCA, një rregullore që ndikon Bankën Amerikane të Investimeve SHA dhe klientët e saj

Konteksti:

Akti për Përputhshmërinë Tatimore të Llogarive të Huaja (“FATCA”) është një ligj amerikan objektivi i të cilit është të luftojë evazionin tatimor nga tatimpaguesit amerikanë. Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave (“IRS” – autoritet tatimor i SHBA) ka hartuar një strukturë për të mbledhur nga institucionet financiare joamerikane, në bazë vjetore, informacione lidhur me të ardhurat e huaja dhe asetet e mbajtura nga tatimpaguesit amerikanë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Duke filluar nga data 1 Korrik 2014 institucionet financiare, si Bankat, kompanitë e sigurimit të jetës, kompanitë e menaxhimit të aseteve, kujdestarët (mbajtësit), etj., do të duhet të përcaktojnë procedura për të identifikuar klientët e tyre amerikanë. Gjatë vitit 2016, institucionet financiare do të nisin raportimin në autoritetet tatimore amerikane të Identitetit dhe Numrit të Identifikimit Tatimor të klientëve të tyre amerikanë si edhe tepricat e llogarive të tyre në datën 31/12/2015. Informacione shtesë mbi të ardhurat, dhe më pas të ardhurat bruto që rezultojnë nga shitja e letrave me vlerë do të shtohen progresivisht në raportim në vitet në vijim.

Në mënyrë që të lehtësojnë implementimin e FATCA një numër i madh vendesh kanë negociuar marrëveshje ndërqeveritare me SHBA. Këto vende do të duhet të përshtasin legjislacionin e tyre kombëtar me kërkesat e raportimit tatimor të FATCA, në këtë pikë Shqipëria nuk e ka nënshkruar ende këtë marrëveshje me SHBA.

Pozicioni i Bankës Amerikane të Investimeve SHA:

Banka Amerikane e Investimeve SHA, më parë Banka Credit Agricole Albania SHA ka vendosur të zbatojë rregulloren FATACA nën statusin “Institucion i Huaj Financiar Pjesëmarrës në vendet ku nuk ka një marrëveshje ndërqeveritare”. Banka Credit Agricole Albania SHA, si pjesë e grupit Credit Agricole S.A. ka qenë në përputhje me FATCA nën stausin “Institucion Financiar i Konsideruar Përmbushes i FATCA” si “Anëtar Jo-Raportues i Grupit PFFI”. Ky status nenkupton se banka nuk mund të pranonte ose të kishte në stokun e saj llogari amerikane ose llogari subjekt i tatimit në burim ose Institucione Financiare të Huaja Jo-Pjesëmarrëse.

Tashmë, Banka Amerikane e Investimeve SHA, mund të pranojë ose të ketë në stokun e saj llogari amerikane, llogari subjekt i tatimit në burim, me përjashtim të Institucione Financiare të Huaja Jo-Pjesëmarrëse (të cilat nuk janë angazhuar për respektimin e këtij ligji) si dhe të llogarive të ashtuquajtura “të pabindura”. Banka Amerikane e Investimeve SHA është duke punuar me përkushtim për të qenë në përputhje me rregulloren. Banka jonë ka përfunduar me sukses procesin e rregjistrimit në portalin IRS duke marrë dhe numrin përkatës të identifikimit (GIIN): XXQY47.99999.SL.008.

Ndikimet për klientët:

Statusi i një Institucioni të Huaj Financiar Pjesëmarrës në vendet ku nuk ka një marrëveshje ndërqeveritare nënkupton që Banka Amerikane e Investimeve SHA mund të mbajë llogari të konsideruara amerikane sipas përcaktimeve të kësaj rregulloreje dhe nuk duhet të mbajë “llogari te pabindura” apo llogari të institucioneve jopjesëmarrëse, për rrjedhojë:

Kompanitë e listuara dhe degët e tyre si dhe kompanitë tregtare dhe industriale janë të përjashtuara nga kjo rregullore. Gjithsesi, njësitë për të cilat shumica e të ardhurave vjen nga aktivet financiare ose nëse më shumë se 50% e bilancit konsiston në aktive financiare do të jetë subjekt i një analize të pronësisë. Në masën që një pronar përfitues është nënshtetas amerikan ose rezident amerikan për qëllime tatimore, ai duhet të vendosë në dispozicion numrin e tij të identifikimit tatimor amerikan. Banka Amerikane e Investimeve SHA duhet të kontaktojë klientët e saj të biznesit për të konfirmuar statusin e tyre në lidhje me rregulloren.

Për çdo llogari të hapur pas datës 1 Korrik 2014, Banka Amerikane e Investimeve SHA do të mbledhë informacion nga klientët e saj për të lejuar identifikimin e nënshtetasve amerikanë ose rezidentëve amerikanë për qëllime tatimore. Për më tepër, dokumenta specifike mund t’i kërkohen klientëve biznese në mënyrë që të konfirmohet statusi i tyre FATCA. Llogaritë për të cilat mbajtësit e tyre nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar për vërtetimin e statusit të llogarisë ose llogari të Institucioneve Financiare të Huaja jo pjesëmarrëse nuk do të hapen.

Plotësimi i kërkesave të statusit të zgjedhur nga banka kërkon raportimin e të dhënave pranë IRS (autoriteti tatimor amerikan) mbi bazë vjetore për çdo klient të identifikuar si taksapagues amerikan informacionet që vijojnë: Emrin e Mbiemrin e klientit/Gjeneralitet, Adresën, Numrin e Identifikimit Fiskal, Numrin e Llogarisë/Llogarive, Balancën e Llogarisë/Llogarive të tij në një moment të caktuar ose në çastin e mbylljes së llogarisë/llogarive nga klienti. I gjithë ky process zhvillohet nga banka duke respektuar kërkesat e Ligjit nr. 9887 datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe ligjeve/rregulloreve të tjera mbështetëse.

Formularët FATCA i gjeni më poshtë.

Dokumenta me rendesi:

w9
X