Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Menaxher Projekti
Pozicioni: Menaxher Projekti
I raporton: Drejtuesi i Divizionit BPO & PMO
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 25 Tetor 2026
Qellimi i pozicionit:
Roli i Project Manager siguron drejtimin dhe koordinimin e iniciativave dhe projekteve te bankes, duke mundesuar bashkepunimin efektiv ndermjet paleve te perfshira, ndjekjen e afateve, menaxhimin e prioriteteve dhe adresimin ne kohe te pengesave qe mund te ndikojne ne realizimin e objektivave. Permes ketij roli garantohet qe projektet te planifikohen, ekzekutohen dhe perfundojne ne menyre te strukturuar, duke krijuar vlere per biznesin dhe duke mbeshtetur arritjen e objektivave strategjike te bankes.
Pergjegjesite Kryesore:
- Menaxhon ciklin e plote te jetes se projektit, nga inicimi deri ne dorezimin perfundimtar, duke siguruar realizimin brenda objektivave, fushes se miratuar, afateve dhe buxhetit ne perputhje me metodologjine dhe procedurat e bankes.
- Harton dhe perditeson planin e projektit (Gantt charts), perfshire aktivitetet, pergjegjesite, afatet, pikat kryesore te realizimit, burimet dhe varesite ndermjet aktiviteteve.
- Koordinon ekipin e projektit dhe palet e interesit per realizimin e objektivave te percaktuara. Organizon dhe faciliton takime, workshope dhe prezantime me palet e perfshira.
- Monitoron progresin e projekteve dhe raporton periodikisht mbi statusin, risqet dhe çeshtjet kritike. Identifikon, vlereson dhe menaxhon risqet ne nivel projekti duke propozuar masa parandaluese dhe korrigjuese.
- Pergatit raporte dhe materiale per komitetet drejtuese te projekteve dhe palet e interesuara duke paraqitur progresin, risqet, çeshtjet kritike dhe vendimet qe kerkohen.
- Menaxhon kerkesat per ndryshim ne objektiva, afate ose buxhet, duke sigururar qe ndikimet te vleresohen dhe ndryshimet te dokumentohen e miratohen sipas procedurave te bankes.
- Ndjek realizimin e objektivave dhe perfitimeve te pritshme te projektit, ne bashkepunim me sponsorin dhe njesite e biznesit.
- Siguron dokumentimin dhe arkivimin e materialeve, vendimeve dhe miratimeve te projektit, si dhe perditesimin e progresit te afateve, risqeve dhe statuseve ne platforme ose ne forma te tjera te dakortesuara.
- Kryen vleresime pas perfundimit te projekteve per te identifikuar elementet e suksesshem dhe fushat per permiresim.
Kritere formale:
- Diplome Bachelor ne Administrim Biznesi, Teknologji Informacioni, Menaxhim Projektesh ose fusha te ngjashme.
- Pervoje pune ne menaxhimin ose koordinimin e projekteve ne sektorin bankar.
- Njohuri te mira mbi metodologjite e menaxhimit te projekteve (Waterfall, Agile dhe Hybrid).
- Diplome Master ose certifikime profesionale si PMP apo PRINCE2 perbejne avantazh.
- Njohuri te mira te paketes Microsoft Office.
- Pervoje ne platforma te menaxhimit te projekteve si Asana, JIra ose platforma te ngjashme.
- Njohuri te mira te gjuhes angleze, te shkruar dhe te folur.
Aftesite/Kompetencat e kerkuara:
- Aftesi te forta organizative dhe analitike.
- Aftesi per te menaxhuar njekohesisht disa detyra dhe prioritete brenda afateve te percaktuara.
- Aftesi te mira komunikimi, prezantimi dhe raportimi.
- Aftesi per te identifikuar risqet, per te zgjidhur probleme dhe per te ndjekur çeshtjet deri ne perfundim.
- Pergjegjshmeri, iniciative dhe orientim drejt rezultateve.
- Aftesi per te punuar ne afate te percaktuara dhe ne mjedis me ritem dinamik.
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1-Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2-Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.


