Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Specialist i Lartë i Departmentit të Strategjisë së Menaxhimit, Raportimit dhe Analizës së Riskut

Pozicioni: Specialist i Larte i Departmentit te Strategjise se Menaxhimit, Raportimit dhe Analizes se Riskut
I raporton: Drejtuesit te Departmentit te Strategjise se Menaxhimit, Raportimit dhe Analizes se Riskut
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 20 Tetor 2026

Pershkrimi i Punes:

Zhvillimi i raporteve dhe analiza e rezultateve qe i drejtohen Menaxhimit te Bankes dhe paleve te tjera dhe monitorimi i limiteve te riskut ne perputhje me politikat dhe procedurat e brendshme dhe te jashtme.

Pergjegjesite Kryesore:

  • Pergatitja dhe analiza e raporteve te riskut ne nivel portofoli, per segment dhe per produkt, sipas frekuencave te percaktuara, sipas kerkesave te drejtuesve te Bankes apo ato rregullatore.
  • Pergatitja dhe analiza e raporteve ne lidhje me klasifikimin e kredive performuese dhe ato me probleme, si dhe kalkulimi i kostos se riskut sipas standarteve te Bankes se Shqiperise dhe udhezimeve te SNRF.
  • Pergatitja dhe analiza e Indikatoreve Kryesore te Riskut per Sistemet e Rikuperimit (Retail dhe Korporata) si dhe monitorimi I limiteve te aprovuara te lidhura me riskun e kredise.
  • Ne perputhje me qellimin e funksioneve te Riskut Operacional, kryen kontrolle formale te linjes se dyte ne lidhje me cilesine e te dhenave per portofolin e kredive dhe kolateraleve. 
  • Detyra te tjera qe mund te kerkohen, brenda profilit te punes.

Kritere formale:

  • Diplomë universitare në Shkenca Ekonomike, Informatike Ekonomike apo fusha te ngjashme .
  • Te pakten 3 vjet experience pune ne fushat e rregulloreve Bankare dhe/ose te riskut, menaxhimit te te dhenave/informacionit, dhe raportim/governance. 

Aftesite/Kompetencat e kerkuara:

  • Pervoje pune ne procesore databazash, vecanerisht ne perpunimin e te dhenave.
  • Aftesi te avancuar te perdorimit te Microsoft Excel si dhe Microsoft Access.
  • Te kete njohuri baze mbi perdorimin e Sistemit Qendror te Bankes (CBS), (njohuri ne Flex Cube konsiderohet si avantazh). 
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi: aftesi per te punuar ne grup, kreativ.
  • Aftesi shume te mira ne menaxhimin e projekteve si dhe te tregoje aftesi per te raportuar ne kohen e duhur proceset e kerkuara prej tij/saj.
  • Te kete njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
  • Aftesi shume te mira organizative dhe nderpersonale. 

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X