Publikime

Home > Publikime > Për publikun

ABI Bank mbështet shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan

Investim në arsim, gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta

American Bank of Investments ka financuar mobilimin e plotë të katit të parë të Shkollës Speciale “Zëra Jete” në Elbasan, në kuadër të angazhimit të saj të vazhdueshëm në fushën e përgjegjësisë sociale së korporates. Ky kontribut synon krijimin e një mjedisi arsimor më funksional, më të përshtatshëm dhe më dinjitoz për mbi 50 nxënës me aftësi të kufizuara, të cilët ndjekin mësimin në këtë shkollë, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Mbështetja e ABI Bank vjen në një moment të veçantë për komunitetin e shkollës “Zëra Jete”,  pasi në fillim të vitit akademik 2026–2027, nxënësit dhe stafi pedagogjik u zhvendosën në një godinë të re, të ndërtuar posaçërisht për t’iu përgjigjur nevojave të arsimit special. Falë financimit të bankës, kati i parë i godinës është pajisur plotësisht me mobilie të përshtatura për procesin mësimor dhe nevojat specifike të fëmijëve.

Përurimi i ambienteve të reja u zhvillua në prani të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, z.Gledian Llatja, përfaqësuesve të qeverisë lokale, përfaqësuesve të ABI Bank, stafit pedagogjik të shkollës dhe prindërve. Ceremonia shërbeu jo vetëm për të prezantuar kushtet e reja të krijuara për nxënësit, por edhe për të nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe komunitetit për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Investimi në arsim është një investim afatgjatë në zhvillimin e shoqërisë. Një mjedis mësimor i sigurt, i përshtatur dhe funksional i ndihmon nxënësit të përfshihen më aktivisht në procesin edukativ, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të fitojnë më shumë pavarësi e besim në vetvete. Arsimi gjithëpërfshirës nuk lidhet vetëm me aksesin fizik në një godinë shkollore, por edhe me cilësinë e hapësirave, përshtatjen e mjeteve, mbështetjen profesionale dhe krijimin e një ambienti ku çdo nxënës ndihet i mirëpritur dhe i vlerësuar.

Përgjegjësia sociale është pjesë e rëndësishme e mënyrës se si ABI Bank e koncepton rolin e saj në shoqëri. Përtej aktivitetit bankar, institucioni është i angazhuar në mbështetjen e iniciativave që krijojnë ndikim të prekshëm dhe të qëndrueshëm në jetën e njerëzve. Arsimi, përfshirja sociale, mirëqenia e fëmijëve, shëndetësia dhe zhvillimi i komuniteteve përbëjnë fusha me rëndësi të veçantë në aktivitetet e përgjegjësisë sociale të bankës.

X