Të Reja

Home > Të reja > Aktivitete

ABI Bank sponsor i projektit “Smile Albania”

Është lancuar mbrëmjen e 24 Majit në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, projekti “Smile Albania”.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm të institucioneve shtetërore, shoqërinë civile dhe sektorin privat synon të ofrojë risi drejt eksplorimit të mundësive për të mbështetur turizmin shqiptar përmes angazhimit të të rinjve. Kjo duke përqafuar një përqasje inovative të transmetimit të informacionit, mikpritjes së turistëve, si dhe punësimit të të rinjve në periudhën e verës, ndërkohë që njëkohësisht do të inkorporojë një model ekologjik dhe komunitar nëpërmjet ndërgjegjësimit mjedisor.

15 info point, 9 pika kufitare dhe 1'000 të rinj do mirëpresin turistët dhe do të japin informacion mbi vendin. Cdo ditë do ketë aktivitete/festivale/festa të shpërndara si në bregdet ashtu dhe dhe në zonat malore.

Në aktivitetin e organizuar ishin prezent dhe mbajtën fjalën e tyre Kryeministri Edi Rama, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

ABI Bank është një nga sponsorat e projektit “Smile Albania” duke treguar mbështetjen e përhershme të projekteve të rëndësishëm që promovojnë vlerat e vendit tonë.

   

X