Publikime

Home > Publikime > Për publikun

ABI Bank vlerësohet nga International Banker për vizionin afatgjatë, disiplinën dhe inovacionin


Prania e ABI Bank në revistën prestigjioze ndërkombëtare International Banker konfirmon pozicionimin e saj si një nga institucionet financiare më dinamike dhe me vizion në tregun shqiptar. Krahas intervistës ekskluzive me Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv, Z. Andi Ballta, revista i akordoi bankës çmimin “Banka më e Qëndrueshme e Vitit 2025” për Shqipërinë, duke vlerësuar modelin e saj të zhvillimit të bazuar në disiplinë, qëndrueshmëri dhe fokus afatgjatë.

Në analizën e saj, International Banker e paraqet ABI Bank si një institucion që ka ndërtuar një model të diferencuar mbi njohjen e tregut vendas, kulturën organizative, menaxhimin e kujdesshëm të riskut dhe marrëdhëniet afatgjata me klientët. Kjo filozofi reflektohet në fokusin tek financimi korporativ dhe modeli “boutique banking”, i mbështetur në afërsinë me klientin, vendimmarrjen e shpejtë dhe zgjidhjet e personalizuara.

Paralelisht, banka ka investuar në kapitalin njerëzor, transformimin digjital dhe modernizimin e shërbimeve, duke ruajtur bindjen se teknologjia duhet ta forcojë marrëdhënien me klientin, jo ta zëvendësojë atë.

Një hap i rëndësishëm në strategjinë e rritjes ka qenë integrimi me NOA, i cili zgjeron praninë në segmentin e mikrofinancës dhe të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, duke krijuar një platformë financiare më të plotë.

“Konsolidimi i ABI dhe NOA, në nivelin e degëve, sistemeve dhe proceseve operative, është thelbësor për të çliruar potencialin e plotë të platformës që po ndërtojmë. Kjo nuk lidhet vetëm me efikasitetin, por me krijimin e një eksperience të unifikuar për klientët dhe një kulture të përbashkët në të gjithë korporatën,” deklaroi Z. Andi Ballta në intervistën e realizuar me gazetarin John Manning për International Banker.

Ndërsa hyn në dekadën e saj të dytë, ABI Bank vijon të ndërtojë mbi të njëjtat parime që kanë udhëhequr rrugëtimin e saj: njohjen e tregut lokal, vendimmarrjen e përgjegjshme, investimin tek njerëzit dhe inovacionin, duke forcuar më tej pozicionimin e saj në tregun shqiptar dhe në arenën ndërkombëtare.

X