Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Analist për Kërkim Tregu
Pozicioni: Analist per Kerkim Tregu
Departamenti: Departamenti i Riskut te Kredise
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 12 Qershor 2026
Analisti per Kerkim Tregu i mundeson ekipit te Riskut te Kredise te dhena te pavarura dhe te perditesuara mbi tregun — veçanerisht ne sektoret e Pasurive te Paluajtshme, Turizmit, Mallrave te Konsumit te Shpejte (FMCG), Bujqesise, Energjise, si edhe te dhena te tjera sektoriale dhe makroekonomike relevante.
Pergjegjesite Kryesore:
- Zhvillon intervista te strukturuara me agjente te pasurive te paluajtshme, zhvillues, operatore hotelesh dhe pjesemarres te tjere te industrise per te mbledhur te dhena kryesore te tregut.
- Monitoron dhe grumbullon te dhena nga burime publike shqiptare (INSTAT, Banka e Shqiperise, Ministria e Turizmit, Doganat).
- Permbledh te dhenat bruto ne tabela vleresimi sektoriale, indekse çmimesh dhe tregues te sentimentit.
- Pergatit raporte periodike te tregut dhe mbeshtet punen e ekipit te Riskut te Kredise me te dhena krahasuese dhe projeksione te pavarura.
- Nderton dhe miremban nje rrjet te strukturuar kontaktesh ne treg, kryesisht ne sektoret prioritare.
Kualifikimet:
- Diplome Bachelor ne Ekonomi, Finance, Statistike ose fusha te ngjashme (kualifikimi Master perben avantazh).
- Eksperience baze ne kerkim tregu, keshillim per pasuri te paluajtshme, analize ekonomike ose sherbime financiare.
- Aftesi te forta ne shkrim analitik.
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
- Njohuri te mira ne Excel.
- Kuriozitet per ecurine e tregut, aftesi te forta nderpersonale dhe deshire per zhvillimin e intervistave ne terren.
Si te aplikoni:
Aplikoni tani duke derguar nje CV dhe nje leter te shkurter motivimi ne adresen [email protected] duke perfshire Titullin e Pozicionit ne subjektin e e-mail.


