Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete
Panairi I Punës 2018
U organizua në dt. 1 Maj në sheshin Skënderbej, me një format ndryshe nga herët e tjera Panairi i Punës 2018.
Organizim i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Ministrise së Financave, nën kujdesin e Kryeministrit dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Panairi i Punës u organizua në një mjedis të hapur.
Banka Amerikane e Investimeve ishte prezente në këtë Panair përfaqësuar nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe Njësisë Retail, për të patur një ndërveprim të drejtpërdrejtë dhe më të gjerë me punëkërkuesit.