Të Reja

Home > Të reja > Aktivitete

ABI Bank në Panairin e Punës dhe Studimit 2018

Është organizuar në datat 28, 29 dhe 30 Mars në ambientet e Pallatiti të Kongreseve në Tiranë, “Panairi i Punësimit dhe Studimit 2018”.
Banka Amerikane e Investimeve merr pjesë për të tretin vit radhazi në Panairin e Punës dhe Studimit. ABI Bank është një institucion në të cilin akualisht punojnë 250 punonjës në pozicione të ndryshme. Kompania ndjek me shumë vëmendje çdo mundësi trajnimi, specializimi dhe kualifikimi, si dhe konferenca e shkëmbime përvojash, të cilat kanë për qëllim zgjerimin e njohurive në punë, rritjen e eficiencës, si dhe kryerjen e detyrave të punonjësve në mënyrë sa më optimale.

 

Gjithashtu rëndësi të veçantë i kushtojmë dhe programeve të intershipit dhe praktikës së studentëve, duke ju ofruar jo vetëm eksperiencë në zyrat qendrore por dhe praktikë në rrjetin e degëve.

Me rastin e celjes së panairit prezent ishte dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj, i cili vizitoi stendën e ABI Bank. 

   

X