Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete
Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Amerikane të Tregtisë
Në 21 Mars 2018 u mbajt asambleja e përgjithshme e Dhomës Amerikane të Tregtisë “AMCHAM”. Në këtë asamble, në prezencën e të gjithë anëtarëve të Dhomës Amerikane të Tregtisë, mbajti fjalën e tij përshëndetëse Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Z. Donald Lu duke theksuar rolin e rëndësishëm që kjo Dhomë duhet të luajë në vend. Njëkohësisht përshëndeti dhe Z. Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane dhe njëkohësisht dhe anëtar i Bordit Drejtues të ABI bank.
Banka Amerikane e Investimeve është sponsor platin i këtij aktiviteti duke ritheksuar kështu mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion jep për investimet amerikane në vend duke qenë vetë ai investitori më i madh amerikan në Shqipëri.