Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Pergjegjes i Sektorit te Operacioneve ne Kanale Alternative

Pozicioni:      Pergjegjes i Sektorit te Operacioneve ne Kanale Alternative

I raporton:    Drejtorit te Departamentit te Kanaleve Alternative

Vendndodhja:   Tirane

Afati i fundit i aplikimeve:      23 Janar 2026

Pershkrimi i Rolit:

Pergjegjesi i Sektorit te Operacioneve ne Kanale Alternative kryen me kujdesin e duhur te gjitha aktivitetet e kontrollit dhe drejtimit te njesise, duke kontribuar ne zhvillimin me sukses te operacioneve qe lidhen me Produktet e Kartave dhe Sherbimeve ATM/POS.

Pergjegjesite Kryesore:

  • Pergjegjes per te gjithe procesin e operacioneve te kartave dhe terminaleve te pranimit te kartave (ATM, POS & E-commerce), duke perfshire produktet dhe sherbimet ekzistuese dhe te reja.
  • Mbeshtet zhvillimin e perditshem te projektit dhe zbatimin e programit ne lidhje me Kartat, ATM, POS, e-commerce me departamente te tjera dhe organizata te paleve te treta sipas rastit.
  • Sigurimi i nje funksionimi te duhur te te gjitha procedurave te sistemit ne lidhje me kartat, veçanerisht skedaret e shkembimit ndermjet sistemit bankar baze dhe CMS (sistemi i menaxhimit te kartave).
  • Kontakton procesorin e kartave per perpunimin e kerkesave te mosmarreveshjeve per transaksionet e bera nga karta te leshuara nga
  • Banka ne rrjetin e bankave te tjera te POS-ve dhe ATM-ve si dhe kerkesat e kontestimit per transaksionet e bera me karta te leshuara nga banka te tjera ne rrjetin e pranimit te transaksioneve me karta te Bankes.
  • Mbeshtet Deget dhe klientet per çeshtje nen pergjegjesine e tij dhe zgjidh problemet operacionale dhe ankesat e klienteve qe nuk mund te zgjidhen ne nivel Dege.
  • Monitoron nivelin e sherbimit (SLA) te paleve te treta per mirefunksionimin e transaksioneve me Karta.
  • Ndjek procesin mujor te rinovimit te Kartave.
  • Autorizon rregullimet monetare ne perputhje me rrethanat.
  • Menaxhon stokun dhe porosite e reja te materialit qarkullues te kartave, si dhe dorezimi i tij ne dege dhe perpunues te paleve te treta, p.sh. letra fature, flete ditari etj.
  • Pergatit raport per gabimet e bera ne dege qe lidhen me aktivitetin e Kartave.
  • Kontrollon procesin e bllokimit, ri-leshimit dhe modifikimeve te tjera te kartave te debitit dhe kreditit.
  • Ofron informacionin e kerkuar per Zyren Qendrore dhe Deget ne lidhje me çeshtjet operacionale te terminaleve te pranimit te kartave dhe kartave.
    Pergatit raporte te aktivitetit/performances per sektorin dhe stafin ne varesi. 

Kritere formale:

  • Diplome Universitare ne Finance, Banke, Ekonomiks apo fusha te tjera, te ngjashme.
  • Te pakten 5 vite eksperience me produktet e Kartave dhe ATM-ve.
  • Aftesi shume te mira analitike dhe komunikimi.
  • Aftesi shume te mira te gjuhes Angleze.
  • Aftesi shume te mira bashkepunimi dhe organizative

Perbejne avantazh njohurite ne lidhje me:

  • Regulloret e Rrjeteve Nderkombetare te Pagesave me Karta (VISA & Master Card)
  • Rregullore te lidhura me Operacionet e Kartave 

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

1-         Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]

2-         Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X