Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete
Punonjësit e ABI Bank dhurojnë lodra për fëmijët e Spitalit Pediatrik në Tiranë
Banka Amerikane e Investimeve dhe stafi i saj treguan serish se jane vlerat ato qe na drejtojne. ABI Bank festoi festën e Vitit të Ri së bashku me fëmijët e Spitalit Pediatrik në Tiranë.
Përfaqësues të ABI Bank u mblodhën së bashku me fëmijët dhe drejtuesit e Qëndrës spitalore Nënë Tereza për të festuar festat e fund vitit dhe dhuruar mbi 200 lodra e dhurata të ndryshme te mbledhura nga stafi i Bankës në mënyrë vullnetare. Emis Cerrava, përfaqësues i ABI Bank u shpreh: Jemi të lumtur dhe ndihemi të privilegjuar të festojmë bashkë me fëmijët e spitalit pediatrik. Festat e fundvitit janë një mundësi e mrekullueshme per tu shkëputur nga rutina e biznesit dhe për t’iu përkushtuar aktiviteteve me fëmijët. Falenderojmë stafin e Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe Spitalin Pediatrik për punën e palodhur që bëjnë në shërbim të fëmijëve dhe i sigurojmë që tek te ABI Bank ata do të gjejnë një mik të përhershëm dhe të papërtuar.”
Kjo ditë e bukur u mbyll me një festë të vogël që ishte organizuar nga ABI Bank per fëmijët dhe shpërndarjen e lodrave per ta nga babagjyshi.