Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Zv. Drejtues i Departamentit te Riskut Operacional dhe Kontrollit te Vazhdueshem
Pozicioni: Zv. Drejtues i Departamentit te Riskut Operacional dhe Kontrollit te Vazhdueshem
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 20 Janar 2025
Ne kerkojme te rekrutojme: Punonjes me pervoje ne Riskun Operacional dhe kontrollet e brendshme, ne pozicionin Zv. Drejtues i Departamentit te Riskut Operacional dhe Kontrollit te Vazhdueshem, prane Divizionit te Manaxhimit te Rrezikut dhe Kontrollit te Vazhdueshem.
Raporton drejteperdrejte te: Drejtori i Departamentit te Rrezikut Operacional dhe Kontrollit te Vazhdueshem.
Objektivi:
Suporton Drejtuesen e Departamentit ne mbikeqyrje, menaxhim dhe ekzekutim te kuadrit te Rrezikut Operacional dhe Kontrollit te Vazhdueshem, mbi operacionet bankare te nje spektri te gjere linjash funksionale te Bankes, me qellimin per te menaxhuar dhe adresuar rreziqe operacionale potenciale.
Pergjegjesite Kryesore:
- Asiston Drejtuesen e funksionit per te siguruar aplikim te duhur dhe perpuethshmeri te aktiviteteve te funksionit te Riskut Operacional me kerkesat perkatese rregullative, sikurse me modelet e menaxhimit te rrezikut operacional.
- Vleresim te rreziqeve relevante ne produkte te reja, procese, sherbime, sisteme perpara implementimit, per te siguruar adresim sa me ne kohe te rreziqeve operacionale.
- Asiston Drejtuesen e funksionit te Riskut Operacional ne implementimin e procesit vjetor te Vete-Vleresimit te Rreziqeve dhe Kontrolleve (RCSA), si dhe Planit te Kontrollit te Vazhdueshem.
- Menaxhimin e permiresimit te vazhdueshem te kuadrit te kontrollit te vazhdueshem, perfshire ketu propozime per permiresime ndaj proceseve operacionale dhe kontrolleve te brendshme, sikurse dhe ndjekjes efektive te zbatueshmerise se ketyre permiresimeve.
- Propozim te indikatoreve monitorues te rrezikut, si dhe vleresimin e ekspozimit te Bankes ndaj rrezikut operacional nepermjet ketyre indikatoreve, perfshire ketu dhe incidentet nga njesite funksionale te Bankes.
Aftesitë dhe Cilesitë e kërkuara
- Aftesi te avancuara analitike dhe ne zgjidhje problematikash
- I/e orientuar ndaj detajeve dhe sistematik/e
- Proaktiv/e
- Qasja e punes e orientuar ndaj rezultateve
- Aftesi te larta ne komunikim te shkruar dhe verbal, ne nderveprim dhe bashkepunim me pozicione te te gjitha niveleve te struktures se Bankes.
- Te udhehiqet nga parimi i te punuarit ne ekip;
Kriteret formale:
- Njohuri te mira ndaj kuadrit rregullativ te menaxhimit te rrezikut operacional, si dhe modeleve per menaxhimin e ketij rreziku.
- Ekspertize ne te kuptuarit e proceseve, identifikimin e rreziqeve, dizenjimin e kontrolleve nepermjet nje analize ‘cost-benefit’, si dhe testimin e tyre.
- Eksperience me ekzekutimin e procesit te Vete-Vlerezimit te Rreziqeve dhe Kontrolleve (RCSA)
- Eksperience solide mbi funksionalitetin dhe karakteristikat e produkteve dhe operacioneve bankare
- Minimumi 5 vite eksperience ne menaxhimin e riskut operacional, kontrollet e brendshme, apo funksione te ngjashme ne sektorin bankar / sherbimet financiare.
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.