Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Oficer per Biznesin e Vogel ne Rrjetin e Degeve, Tirane
Ne kerkojme te rekrutojme: Punonjes me pervoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Oficer per Biznesin e Vogel ne Rrjetin e Degeve
Objektivi:
- Shfrytezon mundesite e biznesit dhe zhvillon marredhenie te ngushta me portofolin e klienteve, ne perputhje me biznesin dhe strategjite / politikat e rrezikut ne fuqi.
- Promovon produkte dhe sherbime te ofruara nga Banka permes komunikimit te drejtperdrejte dhe efikas me klientet.
- Siguron plotesimin e nevojave dhe strukturave te propozimeve per te permiresuar marredheniet me klientet e portofolit, te Segmentit Individe ose Segmentin Biznes.
- Kontribuon ne zhvillimin dhe zgjerimin e te ardhurave te Bankes nga bashkepunimi me portofolin e klienteve permes analizimit te menaxhimit te rrezikut dhe perfitueshmerise.
Pergjegjesite kryesore:
- Duhet te krijoje kontakte dhe te zhvilloje marredhenie cilesore me klientelen e synuar brenda Segmentit te Biznesit Mikro.
- Identifikon mundesi te reja biznesi me kliente ekzistues ose te rinj.
- Organizon dhe zhvillon takime me klientet, per shkembimin e informacioneve dhe kuptimin e nevojave te tyre per produkte dhe sherbime bankare.
- Mban kontakte dhe komunikime sistematike me klientet, ne baze te planit te veprimit te paracaktuar dhe objektivave te biznesit te rene dakord me mbikeqyresit direkt, per zhvillimin dhe / ose rishikimin e çeshtjeve te bashkepunimit me klientet.
- Siguron raporte te brendshme periodike, te njoftuara te mbikeqyresi i drejtperdrejte dhe menaxheri i linjes se biznesit, ne lidhje me takimet me klientet dhe rekomandimet e lidhura me çeshtjet e biznesit te adresuara per diskutim.
- Mbledh informacione periodike mbi biznesin dhe gjendjen ekonomike te klienteve, sipas politikes se kreditit ose vendimeve te kredise ne fuqi.
- Propozon oferta te pershtatura per produktet dhe sherbimet bankare ne favor te klienteve, ne bashkepunim me njesite e tjera te Bankes.
- Bashkerendon mundesite nder-shitese me kliente ekzistues ose te rinj, ne bashkepunim me njesite e tjera te Bankes.
- Koordinohet me drejtuesit e degeve per te siguruar kredi te referuara nga deget dhe suporton deget me analizat e kredive hipotekore si dhe kredi te tjera te ardhurat e te cilave rrjedhin nga aktivitetet e biznesit.
- I mundeson klientit oferten financiare paraprake (Banka nuk angazhohet ne kete faze) dhe negocion kushtet deri ne perfundimin dhe marrjen e kerkeses zyrtare te kredise nga klienti.
- Shqyrton propozimin e kredise, pergatit analiza te hollesishme financiare, siguron informacionin e kerkuar per besueshmerine e klienteve, gjeneron propozimin, sugjeron zgjidhje dhe strategji tregtare per te ndjekur çeshtjen, etj. Te gjitha veprimet duhet te jene ne perputhje me politikat dhe strategjite ne fuqi te Bankes.
- Dorezon propozimin e kompletuar te kredise me te gjithe elementet kryesore te nevojshem per miratim nga autoritetet perkatese te miratimit te kredise se Bankes dhe paraqet rastin gjate takimeve te brendshme te lidhura, nese kerkohet.
- Pas marrjes se vendimit, informon klientin dhe organet e brendshme te lidhura per termat dhe kushtet e aprovuara.
- Ndjek dhe koordinon hapat me organet e tjera te brendshme te Bankes deri ne perfundimin e perdorimit te kredise (d.m.th. procesi i nenshkrimit te kontratave, regjistrimi i letrave me vlere, perdorimi i fondeve, etj.).
- Propozon ndryshime ne termat dhe kushtet ekzistuese te bashkepunimit me klientet e portofolit, bazuar ne performancen e biznesit dhe perfitimin e pergjithshem te klienteve.
- Administron proceduren e analizes se kredise sipas rregullave dhe rregulloreve te brendshme te Bankes.
- Ndjek klientet ne vonese dhe raporton, duke propozuar nje rruge veprimi per mbledhjen e shumave ne vonese.
- Ndjek nga afer performancen e biznesit te klienteve me probleme dhe gjeneron propozime per rishikimin e pageses se kredise, kur eshte e pershtatshme.
- Perditeson dosjen e klientit me informacion / dokumente te reja dhe rishikon kufijte e kredise sipas kushteve te miratimit.
- Trajton ankesat e klienteve, ne perputhje me procedurat ne fuqi te Bankes.
Kriteret formale:
- Diplome Master/Universiteti, mundesisht ne Ekonomi, Finance ose Administrim Biznesi.
- Gjuhe te huaja: Njohuri te shkelqyera te gjuhes angleze.
- Te pakten 5 vite experience ne te njejten fushe ose fusha te ngjashme.
- Njohuri shume te mira te Tregut Bankar Retail dhe Rrjetit te Shitjeve, me njohuri financiare.
- Njohuri kompjuterike si dhe trajnime te specializuara apo kualifikime profesionale.
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.