Të Reja

Home > Të reja > Aktivitete

Dita Amerikane në Korҫë

Ditën e shtunë dhe të dielë dt 21-22 Tetor, në Korçë u organizua për herë të parë Dita Amerikane, një aktivitet që solli në qendër të vëmendjes marrëdhënien e hershme të këtij qyteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ekspozitë e hapur e letrave dhe fotografive të ruajtura nga familjet korçare, gatime tradicionale amerikane, muzikë dhe lojra për fëmijë në Pazarin e Vjetër të Korçës, të gjitha së bashku pasuruan fundjavën e qytetarëve korçarë dhe vizitorëve.

 

Ky organizim u mbulua gjerësisht nga mediat dhe prania e ambasadorit amerikan Z. Donald Lu, i shtoi vlerat këtij eventi të veçantë, ku Banka Amerikane e Investimeve ishte sponsori kryesor. Në aktivitet kishin ardhur dhe personalitete të tjera të cilët u treguan shumë dashamirës me të gjithë publikun prezent.

ABI Bank gjatë aktivitetit u përfaqësua nga Z. Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe nga punonjës të tjerë të Bankës, të cilët zgjodhën të kalonin një fundjavë ndryshe në Korçë. 

    

X