Të Reja

Home > Të reja > Aktivitete

Dita e Verës 2017

Banka Amerikane e Investimeve vazhdon të jetë aktive në mbështetjen e aktivititeteve ku përfituesi kryesor është komuniteti.  Në Ditën e Verës, Abi Bank ishte mbështetëse e dy aktiviteteve që u organizuan me rastin e kësaj feste.

Së pari, në Tiranë morëm pjesë në inaugurimin e Pazarit të ri, një vepër unike për Tiranën, e cila i ka dhëne një dimension të ri estetik arkitekturës së sheshit “Avni Rustemi”,  si dhe kushte mjaft komode qytetarëve të Tiranës.

Në këtë ditë nuk mund të mungonim as në Elbasan, ku Banka mbështeti organizimin e festimeve me rastin e Ditës së Verës. Qytetarët e Elbasanit dhe gjithë vizitorët e tij patën mundësinë të shijonin një maratonë aktivitetetsh argëtuese duke e kthyer qytetin në një arenë festive gjatë ditëve dhe netëve të datave 13 dhe 14 Mars.

  

X