Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete
Kryeveprat e Artit Italian në Tiranë
Janari artistik në Tiranë erdhi më i bukur se kurrë me çeljen në dt. 15 Janar të ekspozitës “Kryeveprat e artit italian të viteve 1900” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve. Kjo ekspozitë është e para e niveleve të tilla që hapet në vendin tonë dhe për Abi Bank ishte një privilegj për të qenë mbështetës në realizimin e saj. Ky projekt shpalos për publikun shqiptar mundësinë për të prekur nga afër më shumë se njëqind vepra të mrekullueshme, pjesë të fondit të Galerisë së Arteve Moderne në Romë. Ajo ka për qëllim të prezantojë kulturën artistike në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit të XX. Figurat e mrekullueshme femërore, portretet e personazheve të famshëm, pamjet e qytetit të përjetshëm dhe të fshatit roman, natyrat e vdekura, janë subjektet kryesore të trajtuara nga artistët protagonistë të ekspozitës, ndër të cilët dalin në pah emrat: Giacomo Balla, Carlo Carrà, Giorgio de Chirico, Fortunato Depero, Renato Guttuso, Giacomo Manzù, Tato, Giulio Turcato, etj.
Banka Amerikane e Investimeve do të vazhdojë të jetë prezente gjate vitit 2017-të në projekte artistike qe përcjellin vlera dhe japin kontribut në edukimin artistik të publikut shqiptar.