Publikime
Home > Publikime > Për publikun
ABI Bank dhuron respiratorë për shëndetësinë shqiptare
Banka Amerikane e Investimeve dhuroi sot tre pajisje respiratore për terapi intensive, të cilat i shkojnë në ndihmë sistemit shëndetësor për të rritur kapacitetet e tij në përballjen me situatën e krijuar nga COVID-19.
Dorezimi i pajisjeve u krye në prani të zëvendës ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Mira Rakacolli, e cila vlerësoi kontributin e dhënë nga ABI Bank në këto ditë jo të lehta për sistemin shëndetësor në Shqipëri
“Çmojmë përgjegjësinë sociale që Abi Bank ka treguar në ndihmë të sistemit tonë shëndetësor në përballimin e situatës së vështirë të shkaktuar nga COVID19. Një kontribut që do t’i vlejë gjatë sistemit shëndetësor publik, jo vetëm për përballimin e kësaj situate emergjente”,
Në dorëzimin e pajisjeve, Drejtorja e Divizionit Ligjor dhe Përputhshmërisë në ABI Bank, znj. Vilsa Lika u shpreh se:
“Moto e ABI Bank ka qenë dhe është Investo në Optimizem! Ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të falënderojmë gjithë komunitetin e mjekëve dhe infermierëve. Këto pajisje respiratore që dhurojmë sot do të lehtësojnë punën e këtyre heronjve dhe heroinave dhe do ndihmojnë në misionin fisnik të shpëtimit të jetëve të gjithë popullit shqiptar.
ABI ju thotë nga zemra të gjithë mjekëve dhe infermierëve: Faleminderit dhe ju lumtë!”
Ky dhurim i Bankës Amerikane të Investimeve, vjen në vazhdimësi të një angazhimi të përhershëm në mbështetje të projekteve dhe nismave që shkojnë në ndihmë të komunitetit. Ndihma që ofrohet këto ditë të vështira për sistemin shëndetësor, konsiderohet nga Banka Amerikane e Investimeve si një detyrim për një biznes që beson dhe mbart vlerat e një biznesi të përgjegjeshëm në raport me shoqërinë e komunitetin në shërbim të të cilit është.
Banka Amerikane e Investimeve beson se solidariteti, ndjeshmëria sociale dhe optimizmi, janë celësi për kapërcimin e cdo situate sado sfiduese të jetë ajo.
ABI Bank. Investo në Optimizem!