Publikime
Home > Publikime > Për publikun
Kartat e reja Contactless në ABI Bank
I nderuar klient,
Banka Amerikane e Investimeve Sh.a. me qëllim ofrimin të teknologjisë më të fundit në përdorimin e kartave të debitit, ju njofton se ka nisur procesin e përmirësimit të infrastrukturës mbështetëse të pagesave elektronike.
Karta juaj ekzistuese e debitit do të zëvendësohet pa asnjë kosto shtesë me një kartë të re debiti Visa Classic. Karta e re do të mundësojë teknologjinë Contacless (blerje pa PIN), siguri maksimale në blerjet online përmes sistemit VisaSecure, veprime me kartën tuaj deri në 3 llogari tuajat personale si ne Lek edhe në Euro, plus një imazh tërheqës të vetë kartës.
Karta juaj ekzistuese si rezultat i këtij përmirësimi, nuk do të jetë më funksionale pas marrjes së njoftimit për aktivizimin e kartës së re.
Tashmë, Banka Amerikane e Investimeve Sh.a. ka prodhuar kartën tuaj të re të debitit Visa Classic, e cila do të jetë e vlefshme për përdorim nga ana juaj pas anulimit të kartës ekzistuese. Ju jeni të lutur të paraqiteni pranë Bankës Amerikane të Investimeve, për të tërhequr kartën e re të debitit Visa Classic.
Banka Amerikane e Investimeve Sh.a. do t’ju njoftojë nëpërmjet SMS në numrin tuaj të telefonit celular, për datën në të cilën Karta e re e Debitit bëhet e vlefshme për përdorimin tuaj personal.
Për çdo paqartësi apo sugjerim, ju lutem, mos hezitoni të na kontaktoni në degën tonë më të afërt ose te na shkruani në adresën [email protected]
Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj.
Me respekt,
Banka Amerikane e Investimeve Sh.a.