Publikime

Home > Publikime > Për publikun

Parandalimi është kura më e mirë - COVID19

Të nderuar klientë,

Në kuadër të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Banka Amerikane e Investimeve është kujdesur të marrë masat e duhura për mbrojtjen Tuaj dhe të punonjësve të saj, nga prekja prej COVID19.

Kemi ndërmarrë masa parandaluese për sigurinë e klientëve dhe punonjësve:

Dezinfektimi i ambienteve të brendshme të bankës (sistemi i ventilimit, postet e punës dhe ambientet e përbashkëta);
Shpërndarja e dezinfektuesve në të gjitha  degët e ABI Bank;
Kujdesi dhe higjena personale janë themelet në parandalimin e përhapjes së këtij virusi:

Larja e shpeshtë e duarve dhe përdorimi i lëngjeve antiseptike;
Shmangia e takimeve shoqërore në ambiente të mbipopulluara, ruajta e distancës nga persona me simptoma gripi dhe evitimi i prekjes së fytyrës.
Ju lutemi të mirëkuptoni mënyrën e menaxhimit të hyrjes dhe veprimeve në degë:

Nëse keni shfaqur simptoma virale, dhe ju duhet asistenca jonë, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar me nevojat tuaja bankare, nëpërmjet; email: [email protected] , nr tel: 04 225 8755
Shmangni qëndrimin në degë në raste kur ndodhen shumë njerëz;
Përdorni sa më shumë kartat e debitit dhe kreditit për tërheqje në ATM dhe blerje me kartë duke shmangur vizitat e panevojshme në degë;
Përdorni shërbimin e-banking për kryerjen e veprimeve bankare. Nëse nuk e keni këtë shërbim, jeni të lutur të aplikoni këtu nëse jeni individ dhe këtu nëse jeni biznes.
Bashkë me ju, do të punojmë për një mjedis sa më të sigurt për të gjithë.

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

X