Publikime

Home > Publikime > Për publikun

ABI Bank në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

Banka Amerikane e Investimeve (ABI BANK) shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve dhe dëmtimeve gjatë tërmetit të 26 Nëntorit. Sot dhe në ditët, javët e muajt në vazhdim, ABI Bank do të jetë pranë punonjësve, klientëve dhe komuniteteve me maksimumin e përkushtimit për të ndihmuar.

ABI Bank menjëherë do të ofrojë një shumë monetare për komunitetet e dëmtuara si ndihmë për nevojat më urgjente. Kjo ndihmë do pasohet me asistencë të mëtejshme të detajuar dhe përshtatur sipas nevojave të komuniteteve të prekura dhe pushtetit lokal.

Ftojmë të gjithë komunitetin e biznesit dhe individë të ndihmojnë nëpërmjet numrave të llogarive të ABI Bank si më poshtë:

EUR: AL66210110120000000002258794
LEK: AL84210110120000000002258761
USD: AL70210110120000000002258819

X