Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete
ABI Bank dhe Revista Bordo promovojnë "100 Fshatrat"
“100 fshatrat” është bashkëpunimi i fundit i Bankës Amerikane të Investimeve me Revistën Bordo. Fokusi i këtij projekti është promovimi i “100 fshatrave”, projektit të qeverisë që ka grishur vëmendjen e publikut, medias dhe biznesit!
ABI Bank dhe revista Bordo janë bërë bashkë për të sjellë më të mirën e këtyre fshatrave. Një pjesë e tyre janë të njohur, por një pjesë e madhe krejtësisht të panjohur. Gjithcka e ilustruar me foto përmes faqeve të dedikuara në revistën e printuar dhe në ëebsite, duke i përshkruar ata në traditë, kulinari, receta tipike të zonës, pika interesi, aktivitete sportive apo kulturore, festa lokale, arkeologji e histori.
Ku mund të shkojmë? Çfarë mund të hamë dhe çfarë mund të vizitojmë? Gjithçka për traditat dhe zakonet e disa prej destinacioneve më interesante vijnë në faqen online të revistës www.bordo.al.