Të Reja

Home > Të reja > Aktivitete

ABI Bank mbështet projektin e Molit të Varkave në Parkun e Liqenit

Moli i Dashurisë: Dhurata e ABI për Tiranën në këtë Shën Valentin!

Falë investimit të Bankës Amerikane të Investimeve, në Parkun e Liqenit u përurua “Moli i Dashurisë”, i cili rikthen pas shumë vitesh shëtitjet me varka në liqen. Investimi më i ri, është shëtitorja e re buzë liqenit dhe molit të varkave me e pa vela dhe kanoeve, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale.

    

Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

   

Banka Amerikane e Investimeve shpreh gjithmonë mbështetjen e saj në iniciativa dhe projekte që kanë qëllimin në përmirësim të ambientit dhe komunitetit ku jetojmë dhe punojmë.

 

 

X