Publikime
Home > Publikime > Për publikun
ABI Bank feston Ditën e Falenderimeve së bashku me ata që kanë më shumë nevojë
Ditën e enjte, dt. 22 Nëntor 2018, Banka Amerikane e Investimeve festoi Ditën e Falenderimeve së bashku me njerëzit në nevojë në Qëndrën Sociale nr. 6 dhe pranë ambienteve të Kryqit të Kuq, në mensën sociale në Tiranë. Nën frymën e kësaj dite, një festë tipike amerikane, stafi i ABI Bank u mblodh në këtë qëndër së bashku me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Bashkisë Tiranë. Ky aktivitet është kthyer në traditë tashmë me ABI Bank që organizon këtë festë tradicionale amerikane me ata që kanë më shumë nevojë për ngrohtësi në këtë periudhë.
Përfaqësues të ABI Bank u shprehën: Ky është viti i dytë që ne mblidhemi në këtë Qendër dhe këtë vit do të shërbejmë dreken tradicionale të Falenderimeve dhe në mensën e sapo hapur sociale të Kryqit të Kuq. Kjo ditë është një nga festat më të rëndësishme në kulturën Amerikane. Eshtë një ditë ku streset e përditshme zëvendësohen nga gëzimi dhe kënaqesia e të qenurit pjesë e një komuniteti. Populli ynë ka një traditë të mrekullueshme vullnetarizmi dhe ndihme pa interes për njerëzit në nevojë. Tradita e besës, apo shprehja “bukë e krype e zemër” janë thesare të mrekullueshme që përputhen plotësisht me frymën dhe vlerat e Ditës së Falenderimeve. Falenderojmë Bashkinë e Tiranës, Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe vecanërisht punonjësit dhe vullnetarët e Qendrës Sociale nr. 6 dhe Kryqit të Kuq. Të ABI Bank ata do të gjejnë një mik të përhershëm dhe të papërtuar.”
Mark Crawford, Presidenti i Bordit të AMCHAM dhe njëkohësisht anëtar bordi i ABI Bank, u shpreh se Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane po përpiqet që çështjet e përgjegjësisë sociale të jenë në axhendën e çdo biznesi dhe kemi patur një bashkëpunim dhe mirëkuptim shumë të mirë me të gjithë anëtarët.
Dita e Falenderimeve u mbyll me drekën tradicionale që përfaqësuesit e ABI Bank dhe të ftuarit e tjerë shërbyen tek të gjithë pjesëmarrësit.
ABI Bank zotërohet nga NCH Capital, një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë me qendër në New York dhe me mbi 3 miliardë dollarë nën administrim.