Publikime

Home > Publikime > Për publikun

Banka Amerikane e Investimeve përmbyll me sukses transaksionin për blerjen e Bankës NBG Albania

Pas marrjes së aprovimit nga Banka e Shqipërisë në 6 Qershor 2018, Banka Amerikane e Investimeve njoftoi sot mbylljen e suksesshme të transaksionit për blerjen e Bankës NBG Albania.

Banka NBG Albania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1996 dhe është e njohur për kreditë inovative individuale. Banka ka një bazë të gjerë klientësh depozitues dhe shtrirje të rrjetit të degëve në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Duke komentuar këtë transaksion, Gregory Katz si përfaqësues i aksionerëve të ABI Bank u shpreh se “Kjo marrëveshje dëshmon besimin në mundësitë e tregut bankar shqiptar dhe në ekonominë shqiptare të një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë, në Shqipëri dhe rajon. Klientet e të dy bankave e kanë pritur shumë mirë këtë transaksion që do të mundësojë clirimin e sinergjive unike ndërmjet ABI Bank dhe NBG Albania. Këto sinergji të mundësuara nga një personel i specializuar dhe i dedikuar, do të krijojnë bankën “butik” më të madhe në Shqipëri. Banka Amerikane e Investimeve, gjatë dy viteve të fundit, është kthyer në një histori suksesi duke shënuar rritje rekord të nivelit të depozitave, fitimit, likuiditetit, dhe mjaftueshmërisë së kapitalit. Banka Amerikane e Investimeve shpreh vendosmërinë dhe përkushtimin ndaj cilësisë së lartë të shërbimit të klientëve.”

Kerameus & Partners, Athinë, Greqi veproi si konsulent ligjor i ABI në këtë transaksion.


Nga viti 1993, NCH Capital është një prej investitorëve më të mëdhenj rajonalë. Shoqëritë e administruara nga NCH operojnë në Shqipëri që prej vitit 2007. Në fushën e sektorit financiar dhe bankar NCH Capital ka një eksperiencë të gjatë në Rumani, Moldavi, Ukrainë, Letoni dhe Shqipëri.‎‎

X