Aktivitete

Home > Aktivitete > Sport

Edukimi sportiv për fëmijët

 Sporti është shumë i rëndësishëm për të gjitha moshat për vetë impaktin që ai ka në pasjen e një jete të shëndetshme. Në ABI Bank, promovimi i tij është një ndër shtyllat e Përgjegjësisë Sociale. Në këtë kuadër së bashku me Bashkinë e Tiranës dhe Sport Klub Studentit, ABI Bank ka iniciuar organizimin e orëve sportive në qendrat sociale të Tiranës. Në seancat sportive që kanë filluar që në muajin shtator është shtuar dhe numri i vullnetarëve pjesëmarrës nga Banka Amerikane e Investimeve.

Punonjësit e Bankës janë angazhuar me seriozitet, duke bërë një punë mjaft të mirë me fëmijët e qendrave sociale dhe duke ndihmuar sportistët profesionistë të klubit Studenti në mbarëvajtjen e zhvillimit të aktivitetit.

  

X