Individë
Cfarë është depozita "Smile"?
Depozita për fëmijë “Smile” u ofrohet të gjithë atyre individëve që dëshirojnë të hapin një llogari për fëmijët e tyre. Mosha e fëmijës për të cilin hapet kjo depozitë duhet të jetë 1 ditë deri në 15 vjeç pa 1 ditë. Depozita hapet për një minimum prej 3 vitesh dhe rinovohet automatikisht deri në 15 vjet.
Sa herë në vit aplikohet interesi?
Llogaria e fëmijës tuaj përfiton interes dy herë në vit, në Janar dhe Korrik.
Cili është afati i maturimit i kësaj depozite?
Depozita quhet e maturuar kur fëmija mbush 18 vjeç ose kur depozita arrin 15 vjet.
Cila është shuma minimale sipas monedhave që pranohen për hapjen e një depozite me afat për fëmijë?
5,000 LEK, 50 EUR, 50 USD.
Për informacion më të detajuar për depozitën Smile shikoni dokumentacionin më poshtë. Interesat e Depozitës "Smile" publikohen pranë Bankës Amerikane të Investimeve nëpërmjet Buletinit të Normave të Interesit.
_____________________________________
Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.
Për më shumë informacion drejtohuni në: Agjencia e Sigurimit të Depozitave