Të Reja

Home > Të reja > Aktivitete

ABI Bank mbështet Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi ne 12 Mars 2018, një takim me rastin e 10-vjetorit të themelimit të saj.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve qendrore, institucione të pavarura dhe të sistemit të drejtësisë; nga trupi diplomatik; nga shoqëria civile; nga sektori privat; media, etj.

Banka Amerikane e Investimeve ishte mbështetëse e partnere financiare e këtij aktiviteti. Ne fjalen pershendetese qe ABI Bank mbajti ne kete ceremoni u theksua:

Banka Amerikane e Investimeve përshëndet Zyrën e Komisionerit dhe vlerëson punën e kryer gjatë këtyre viteve. ABI bank është mirënjohëse për ftesën në këtë aktivitet. Investitorët tanë janë të regjistruar në SEC dhe kjo garanton normat më të larta të ruajtjes së të dhënave personale dhe mbrojtjes së të drejtës së informimit. Gjithashtu kompania mëmë e ABI Bank ka përmirësuar cilesinë e industrisë së mbledhjes së drejtë të borxheve. Ne vlerësojmë kontributin e zyrës së komisionerit si dhe ndiejmë shumë nevojën dhe rëndësinë kësaj zyre. 

X