Burime Njerëzore
Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi
Specialist i Menaxhimit dhe Sistemeve të Informacionit
Pozicioni: Specialist ne Departamentin e Raportimit dhe Kontrollit Menaxherial
Vendndodhja: Tirane
Afati i fundit i aplikimeve: 17 Prill 2025
Ne kërkojmë te rekrutojmë: Punonjës me përvoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Specialist i Menaxhimit dhe Sistemeve të Informacionit, Departamenti I Raportimit dhe Kontrollit Menaxherial, Divizioni i Finances.
Raporton drejtpërdrejtë te: Drejtori i Departamentit të Raportimit dhe Kontrollit Menaxherial.
Objektivi:
Zhvillon, ndërton dhe zbaton një Sistem Menaxhimi të Informacionit për qëllime raportimi. Detyrat dhe përgjegjësitë e kryera në këto pozicione janë një mbështetje teknike kyçe në të gjitha raportimet rregullatore dhe menaxheriale të kryera në frekuenca të ndryshme ditore/mujore/3-mujore.
Pergjegjesite kryesore:
- Mirëmbajtja/përditësimi i databazës së të dhënave të raportimit financiar të bankës
- Asistencë mujore / tremujore në raportimin SRU/ASD/COREP përmes raporteve të automatizuara sipas formularëve të kërkuar.
- Krijimi i raporteve të reja të automatizuara në server/Access MO-SQL.
- Sigurimi i informacionit të saktë financiar dhe operacional në kohë për përdoruesit e brendshëm sipas kërkesave të Bordit Drejtues, menaxhmentit dhe përdoruesve të tjerë brenda Bankës.
- Modifikimi i raporteve ekzistuese sa herë që kërkohet duke fillur nga ndryshimet në përkufizime ose modifikime të sistemit të IT-së..
- Asistencë në përgatitjen e informacionit përkatës financiar dhe operacional për përdoruesit e jashtëm si Banka Qendrore, ASD, Auditorët e Jashtëm dhe palë të tjera të jashtme.
- Përpunimi i të dhënave nga burime të shumta për të marrë raportet e nevojshme financiare dhe operacionale.
- Përgatitja e raporteve rutinë ditore dhe informacione të tjera financiare dhe sipas kërkesave.
- Detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.
Kriteret e Pozicionit:
- Arsimi: Diplomë universitare në Informatikë Biznesi dhe të ngjashme
- Fusha e ekspertizës profesionale: MIS/Analytics
- Kualifikime të tjera: Njohuri të rregulloreve bankare
- Vite eksperience: Min.3 (tre) vite ne raportim financiar,statistikë dhe analizë të dhënash.
- Njohuri të SQL, MO Visual Studio
- Njohuri mbi sjelljen e produkteve të Bankës dhe raportimin financiar.
- Mendimi Kritik/ Dëgjim aktiv/ Koordinimi
- Punon me efikasitet brënda ekipit
- Aftësi të mira komunikuese verbale dhe të shkruara.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim/me gojë).
Si te aplikoni:
Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:
1- Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
2- Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.
Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.