Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Supervizor i Raportimeve ne Departamentin e Raportimeve dhe Kontrollit Menaxherial

Pozicioni: Supervizor i Raportimeve ne Departamentin e Raportimeve dhe Kontrollit Menaxherial

Vendndodhja: Tirane                   

Afati i fundit i aplikimeve: 17 Prill 2025

Ne kërkojmë te rekrutojmë: Punonjës me përvoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Supervizor i Raportimeve ne Departamentin e Raportimeve dhe Kontrollit Menaxherial, Divizioni Finances.

Raporton drejtpërdrejtë te: Drejtori i Departamentit të Raportimit dhe Kontrollit Menaxherial.

Objektivi: Të sigurojë plotësinë, saktësinë dhe pajtueshmërinë e afateve në lidhje me:

•     Raportimin Rregullator

•     Pasqyrat Vjetore Financiare

•     Analiza financiare, kur është e nevojshme

•     Simulimet e treguesve rregullator

Pergjegjesite kryesore:

-          Monitoron dhe mbikëqyr specialistin e raportimit gjatë procesit të rakordimit të inventareve të portofolit të kredive, depozitave apo zërave jashtë bilancit me bilanc provues dhe heton për çdo diferencë të mundshme.

-          Monitoron specialistin e raportimit dhe mbikëqyrjes gjatë rakordimit ditor/mujor të portofolit të letrave me vlerë me bilancin provues.

-          Monitoron dhe mbikëqyr përgatitjen e dosjeve mbështetëse raportuese si "Dosja e limiteve të kredive të papërdorura", "Raporti i ri i disbursimit", "Dosja e llogaritjes së tarifës së sheshtë" dhe skedarë të tjerë mbështetës sipas nevojave të raportimit

-          Monitorimi dhe mbikëqyrja e barazimit të portofolit të kolateralit të parasë së gatshme me inventarin e depozitave

-          Përgatit, koordinon dhe mbikëqyr rakordimin mujor të bilanceve Nostro

-          Përgatitit, koordinon dhe mbikëqyr përgatitjen mujore/tremujore/vjetore të paketave bankare/monetare dhe mbikëqyrëse të BSH-së dhe rezervës së detyrueshme.

-          Monitoron në baza mujore llogaritjen e provizionit të kredisë sipas standardit statutor bazuar në klasifikimin e përcaktuar sipas ndarjes së riskut

-          Koordinon dhe mbështet në zhvillimin dhe zbatimin e raportimit të brendshëm në përgjigje të kërkesave menaxheriale.

-          Llogaritja e treguesve kryesorë rregullator, raportimi dhe simulimi i testeve siç kërkohet nga rregullatori ose drejtuesit e Bankës.

-          Përgatit informacionin të sintetizuar për trendet dhe shifrat e tregut bazuar në të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore dhe AAB.

-          Përgatit pasqyrat financiare vjetore për qëllime auditi.

-          Përgatit raporte të tjera në lidhje me qëllime ligjore

-          Detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi

Kriteret e Pozicionit:

-          Arsimi: Diplomë universitare në Shkenca Ekonomike

-          Fusha e ekspertizës profesionale: Veprimtaria Financiare

-          Kualifikime të tjera: Njohuri të rregulloreve bankare

-          Njohuri të mira të bankave/ligjeve rregullatore dhe rregulloreve .

-          Njohuri të mira të teknikave të përgatitjes së buxhetit

-          Aftësia analitike, aftësia për të përmbledhur, reagimi dhe parashikimi,

-          Njohuri të mira të kërkesave të raportimit sipas BSH/IFRS

-          Aftësi për të planifikuar dhe organizuar veten dhe ekipin, si dhe këmbëngulje në ndjekje detyrat e përditshme.

-          Aftësia për të kontrolluar saktë.

-          Drejtues efikas i ekipit.

-          Punëtor efikas në ekip.

-          Aftësi të mira komunikuese verbale dhe të shkruara.

-          Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim/me gojë)

Si te aplikoni: Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

1-      Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]

2-      Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X