Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Shërbim Klienti, Dega Fier

Pozicioni:  Shërbim Klienti, Dega Fier

Vendndodhja:  Fier

Afati i fundit i aplikimeve: 28 Shkurt 2025

Ne kërkojme të rekrutojmë: Punonjës me përvojë dhe shumë dinamik, në pozicionin Shërbim Klienti në Degën Fier.               

Raporton drejtëpërdrejtë te:  Drejtori i Degës / Supervizori Operacional

Objektivi:

Ti shërbejë dhe të ndërveprojë me klientet duke i ofruar informacion dhe zgjidhjen e nevojshme. Promovon dhe shet produktet e bankës duke i shërbyer klientëve të rinj dhe ekzistues me qëllim zgjerimin e aktivitetit të degës.  Paraqet kontributin maksimal për rritjen me përfitueshmëri të bankës sipas udhëzimeve strategjike dhe në përputhje të plotë me politikat, procedurat dhe rregulloret e Bankës.

Përgjegjesitë kryesore:

  • Identifikon dhe tërheq klientet potencial, duke iu pergjigjur pyetjeve për produktet dhe shërbimet e ofruara dhe në të njëjtën kohe sugjeron informacion për produkte dhe shërbime të tjera të ofruara nga banka;
  • Hap llogarite e klienteve duke regjistruar ne system te gjithe informacionet e nevojshme;
  • Ndjek kërkesat e klientëve për të hapur llogari kursimi, rrjedhëse, depozita me afat në përputhje me instruksionet e rishikuara dhe Politikën e KYC.
  • Kontrollon llogaritë e mbyllura dhe ndërprerjen e këtyre kontratave;
  • Realizon transaksione me kembim valuator bazuar në kërkesën e klientit me kurs preferencial sipas rastit;
  • Pranon kërkesa për transaksione jashtë banke duke i ekzekutuar sipas procedurave në fuqi;
  • Kryen kalimet e pagave për punonjësit e kompanive duke ndjekur listat që kompania sjell në menyrë konstante, gjithashtu duke hapur llogari pagash për punonjësit e rinj të kompanisë;
  • Ndjek korrespondencën e klientëve duke ju përgjigjur në kohë kërkesave të tyre;
  • Shet produktet e bankës si depozita, karta debiti dhe krediti dhe produkte të tjera sipas targetit të aprovuar;
  • Skanon firmat dhe dokumenta të ndryshme, mirëmban dosjet e klientëve dhe dokumenta të ndryshme;
  • Kryen raportimet e AML në kohë dhe në përputhje me të gjitha rregulloret e kërkuara;
  • Informon klientet për marrjen në dorëzim të kartave të debitit dhe për riprintimet e PIN-eve;
  • Ndjek raportet e klientëve për të bllokuar/çbllokuar/ ekzekutuar nga Bashkia/ Tatimet/ Përmbaruesit privat ose publike/ Doganat, etj;
  • Arshivon, mirëmban dokumentat sipas rregulloreve dhe standarteve të Bankës;
  • Kontribuon në mënyrë aktive për të mbështetur kolegët për të realizuar rezultatet e kërkuara;
  • Monitoron, përgatit raporte dhe kryen të gjitha veprimet operacionale për klientet të cilët nuk paguajnë kreditë e tyre;
  • Bën përpjekjet e duhura për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka;
  • Informon klientët në mënyrë korrekte mbi çmimet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka;
  • Të informohet shumë mirë mbi planin dhe realizimin e produkteve bankare;
  • Plotëson të gjitha kontratat e nevojshme për karta debiti dhe krediti, overdraft, dhe shërbime dhe marrëveshje të tjera;
  • Mirëmban dosjet e kredive të klientëve, kartat e kreditit, në përputhje me manualin respektiv;
  • Sjell klientë të rinj në degë;
  • Realizon intervistën fillestare për kredi me klientët e rinj dhe të pregatisi raportet përkatëse;
  • Analizon në mënyrë korrekte klientët, përcakton nevojat e tyre dhe informon supervizorët për dosjen e kredisë;
  • Kontrollon në mënyrë të detajuar dokumentat e kërkuara për kompletimin e dosjes së kredisë;
  • Përgatit propozimin për kredi dhe e dërgon tek Zyrat Qendrore sipas Procedurës në fuqi;
  • Kujdeset që klientët të informohen dhe të pranojnë kushtet e kredisë, datat e kësteve të kredisë dhe obligime të tjera lidhur me kontratën e kredisë;
  • Bashkëpunon për plotësimin e dosjeve të kredive për dokumentacionin e nevojshëm nëse mungon;
  • Reflekton ndryshimet e nevojshme të llogarisë lidhur me komisionet, sigurimet premium, etj;
  • Viziton dhe kontakton rregullisht klientët, përgatit raportet e monitorimit për vizitat e kryera;
  • Menaxhon situatat kur klientët janë të pakënaqur, zgjidh sa me shpejt të jetë e mundur dhe raporton tek supervizorët rreth situatës kur eshte e nevojshme;
  • Raporton në mënyrë korrekte dhe të qartë informacionin e marrë nga vizitat e kryera në ambjentet e klientëve;
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme klientët pas dibursimit të kredisë në mënyrë për të siguruar që qëllimi i kredisë nuk ka ndryshuar, dhe informohet për çdo kërkesë që mund të shfaqet;
  • Informon klientët në kohë për çdo ndryshim të mundshëm në kushtet e kredisë;
  • Njeh shume mirë të gjitha manualet, instruksionet dhe procedurat që lidhen me pozicionin e Shërbimit të klientit dhe informohet në mënyrë konstante për rishikimet e manualeve;
  • Kryen detyra të tjera të kerkuara nga supervizorët.

Kriteret formale:

  • Diplome universitare në Ekonomik ;
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë në industrinë bankare;
  • Të njohë shumë mirë produktet, shërbimet bankare dhe tregun bankar;
  • Të ofrojë një shërbim kualitativ për klientët;
  • Të ketë aftësinë për të zgjidhur probleme të ndryshme;
  • Të jetë bashkëpunues dhe të njohë punën në grup;
  • Të analizojë informacionin e marrë nga klientët;
  • Të shfaqë deshirë për tu përballur me targetet dhe progresin individual;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi oral dhe komunikimi telefonik;
  • Të jetë i besueshëm dhe të ketë aftësine për të bindur klientët;
  • Gjuha angleze është një avantazh.

Si te aplikoni:

Kandidatët e motivuar që kërkojnë një pune dinamike dhe ekip profesional janë të mirëpritur të aplikojnë duke ndjekur këto hapa:

1-      Dërgoni CV tuaj në adresën: [email protected]

2-      Në e-mail të specifikohet qartë emri i pozicionit për të cilën po aplikoni.

 

Ju lutem, mbani në konsideratë që vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen më tej nga stafi jonë i Burimeve Njerezore.

 

 

X