Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Sherbim Klienti, Dega Vlore

Ne kerkojme te rekrutojme: Punonjes me pervoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Sherbim Klienti ne Degen Vlore.               

Raporton drejteperdrejte te:  Drejtori i Deges / Supervizori Operacional

Objektivi:

Ti sherbeje dhe te nderveproje me klientet duke i ofruar informacion dhe zgjidhjen e nevojshme. Promovon dhe shet produktet e bankes duke i sherbyer klienteve te rinj dhe ekzistues me qellim zgjerimin e aktivitetit te deges.  Paraqet kontributin maksimal per rritjen me perfitueshmeri te bankes sipas udhezimeve strategjike dhe ne perputhje te plote me politikat, procedurat dhe rregulloret e Bankes.

Pergjegjesite kryesore:

  • Identifikon dhe terheq klientet potencial, duke iu pergjigjur pyetjeve per produktet dhe sherbimet e ofruara dhe ne te njejten kohe sugjeron informacion per produkte dhe sherbime te tjera te ofruara nga banka;
  • Hap llogarite e klienteve duke regjistruar ne system te gjithe informacionet e nevojshme;
  • Ndjek kerkesat e klienteve per te hapur llogari kursimi, rrjedhese, depozita me afat ne perputhje me instruksionet e rishikuara dhe Politiken e KYC. Kontrollon llogarite e mbyllura dhe nderprerjen e ketyre kontratave;
  • Realizon transaksione me kembim valuator bazuar ne kerkesen e klientit me kurs preferencial sipas rastit;
  • Pranon kerkesa per transaksione jashte banke duke i ekzekutuar sipas procedurave ne fuqi;
  • Kryen kalimet e pagave per punonjesit e kompanive duke ndjekur listat qe kompania sjell ne menyre konstante, gjithashtu duke hapur llogari pagash per punonjesit e rinj te kompanise;
  • Ndjek korrespondencen e klienteve duke ju pergjigjur ne kohe kerkesave te tyre;
  • Shet produktet e bankes si depozita, karta debiti dhe krediti dhe produkte te tjera sipas targetit te aprovuar;
  • Skanon firmat dhe dokumenta te ndryshme, miremban dosjet e klienteve dhe dokumenta te ndryshme;
  • Kryen raportimet e AML ne kohe dhe ne perputhje me te gjitha rregulloret e kerkuara;
  • Informon klientet per marrjen ne dorezim te kartave te debitit dhe per riprintimet e PIN-eve;
  • Ndjek raportet e klienteve per te bllokuar/cbllokuar/ ekzekutuar nga Bashkia/ Tatimet/ Permbaruesit privat ose publike/ Doganat, etj;
  • Arshivon, miremban dokumentat sipas rregulloreve dhe standarteve te Bankes;
  • Kontribuon ne menyre aktive per te mbeshtetur koleget per te realizuar rezultatet e kerkuara;
  • Monitoron, pergatit raporte dhe kryen te gjitha veprimet operacionale per klientet te cilet nuk paguajne kredite e tyre;
  • Ben perpjekjet e duhura per prezantimin e produkteve dhe sherbimeve te ofruara nga banka;
  • Informon klientet ne menyre korrekte mbi cmimet e produkteve dhe sherbimeve te ofruara nga banka;
  • Te informohet shume mire mbi planin dhe realizimin e produkteve bankare;
  • Ploteson te gjitha kontratat e nevojshme per karta debiti dhe krediti, overdraft, dhe sherbime dhe marveshje te tjera;
  • Miremban dosjet e kredive te klienteve, kartat e kreditit, ne perputhje me manualin respektiv;
  • Sjell kliente te rinj ne dege;
  • Realizon intervisten fillestare per kredi me klientet e rinj dhe te pregatisi raportet perkatese;
  • Analizon ne menyre korrekte klientet, percakton nevojat e tyre dhe informon supervizoret per dosjen e kredise;
  • Kontrollon ne menyre te detajuar dokumentat e kerkuara per kompletimin e dosjes se kredise;
  • Pergatit propozimin per kredi dhe e dergon tek Zyrat Qendrore sipas Procedures ne fuqi;
  • Kujdeset qe klientet te informohen dhe te pranojne kushtet e kredise, datat e kesteve te kredise dhe obligime te tjera lidhur me kontraten e kredise;
  • Bashkepunon per plotesimin e dosjeve te kredive per dokumentacionin e nevojshem nese mungon;
  • Reflekton ndryshimet e nevojshme te llogarise lidhur me komisionet, sigurimet premium, etj;
  • Viziton dhe kontakton rregullisht klientet, pergatit raportet e monitorimit per vizitat e kryera;
  • Menaxhon situatat kur klientet jane te pakenaqur, zgjidh sa me shpejt te jete e mundur dhe raporton tek supervizoret rreth situates kur eshte e nevojshme;
  • Raporton ne menyre korrekte dhe te qarte informacionin e marre nga vizitat e kryera ne ambjentet e klienteve;
  • Monitoron ne menyre te vazhdueshme klientet pas dibursimit te kredise ne menyre per te siguruar qe qellimi i kredise nuk ka ndryshuar, dhe informohet per cdo kerkese qe mund te shfaqet;
  • Informon klientet ne kohe per cdo ndryshim te mundshem ne kushtet e kredise;
  • Njeh shume mire te gjitha manualet, instruksionet dhe procedurat qe lidhen me pozicionin e Sherbimit te klientit dhe informohet ne menyre konstante per rishikimet e manualeve;
  • Kryen detyra te tjera te kerkuara nga supervizoret.
     Kriteret formale:
  • Diplome universitare ne Ekonomik ;
  • Te kete te pakten 3 vjet experience ne industrinne bankare;
  • Te njohe shume mire produktet, sherbimet bankare dhe tregun bankar;
  • Te ofroje nje sherbim kualitativ per klientet;
  • Te kete aftesine per te zgjidhur probleme te ndryshme;
  • Te jete bashkepunues dhe te njohe punen ne grup;
  • Te analizoje informacionin e marre nga klientet;
  • Te shfaqe deshire per tu perballur me targetet dhe progresin individual;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi oral dhe komunikimi telefonik;
  • Te jete i besueshem dhe te kete aftesine per te bindur klientet;
  • Gjuha angleze eshte nje avantazh.

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

 

  • Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
  • Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

 

 

X