Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Specialist i Performancës Institucionale

Ne kërkojmë të rekrutojmë: Punonjës me pervojë dhe shumë dinamik, në pozicionin Specialist i Performancës Institucionale

Raporton drejtpërdrejtë te:  Drejtuesi i Departamentit të Performancës Institucionale

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ndihmon në ndjekjen e detyrave të caktuara dhe raportimeve me ekipin e menaxhimit.
  • Promovon kulturën e përmirësimit të vazhdueshëm dhe të përgjegjshmërisë në të gjithë organizatën.
  • Analizon të dhënat për të identifikuar trende, hapësira për përmirësim dhe mundësi rritjeje.
  • Përkrah iniciativat për përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetin operacional.
  • Siguron përputhshmërinë me standardet e industrisë dhe praktikat më të mira në menaxhimin e performancës.

Kriteret Formale

  • Diplomë universiteti dhe/ose Diplomë Masteri.
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze (shkrim/folje).
  • Përvojë në sektorin bankar ose institucione të ngjashme financiare do të ishte një avantazh.
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative.
  • Njohuri shumë të mira në Microsoft Excel dhe sisteme të tjera për analizën e të dhënave.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra dhe për të respektuar afatet.
  • Vëmendje ndaj detajeve për të siguruar saktësinë në të dhëna dhe raporte.
  • Qasje proaktive në përballimin e sfidave dhe përmirësimin e proceseve.
  • Aftësi shume te mira në komunikimin me shkrim për përgatitjen e raporteve të detajuara dhe prezantimeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar që kërkojnë një punë dinamike dhe ekip profesional janë të mirëpritur të aplikojnë duke ndjekur këto hapa:

  • Dërgoni CV tuaj në adresën: [email protected]
  • Në e-mail të specifikohet qartë emri i pozicionit për të cilën po aplikoni.

Ju lutem, mbani në konsideratë që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen më tej nga stafi jonë i Burimeve Njerëzore.

 

X